Peter Bosz i sigurtë sa Reali është në të njëjtin nivel me atë të sezonit të kaluar
Pëlqej
Real Madrid do të presë sonte Brusian e Dortmundit për të përmirësuar statistikat ose për të njerrë Dortmundin edhe nga Eropa League.

Para takimit ka folur trajneri i Dortmundit, Peter Bosz, i cili ka pohuar se Reali nuk është më i dobët se sezonin e kaluar ani pse po kalon një periudhë të vështirë.

”Më kujtohet se në ndeshjen e fundit të Real Madridit ne luajtëm më mirë dhe ata fituan. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe unë nuk mendoj se ndodhen në një krizë”.

”Nuk do të jetë e lehtë të pyesim ‘Santa Claus’ që të na dhurojë tre pikët nesër. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur të marrim fitoren. Në Madrid mund të habitesh, por po shkojmë të bëjmë një ndeshje të mirë”.

”Nuk mendoj se Real Madridi ka një skuadër më të dobët se vitin e kaluar. Ata do të përmirësohen dhe do të luajnë shumë mirë sepse kane lojtarë fantastik. Është një mëkat qe Gareth Bale nuk do të luajë pasi është një lojtar i madh”, tha Bosz. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori