Petr Cech rikthehet te Chelsea
Chelsea është gati që t’ia bëjë një ofertë portierit të Arsenalit, Petr Cech, që të kthehet në “Stamford Bridge” me një rol në klub, pasi të pensionohet në fund të stinorit.

36-vjeçari e konfirmoi se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij stinor pas një karriere të lavdishme, duke përshirë 11 vitet e tij në Chelsea, pjesën ku shkëlqeu më së shumti, transmeton Gazeta Express.

Ai mund ta marrë një rol të trajnerit të portierëve ose ndonjë rol të ambasadorit.

Chelsea dëshiron që në klub t’i kthejë disa nga legjendat, ku njëri ndër ta është Cech, i cili ka fituar plot 13 tituj të rëndësishëm me të kaltrit. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori