Pezullim pa afat ndaj Nainggolan, ja metoda që përdor drejtori Marota
Në shtator të 2015-ës, Juventusi pezullonte Martin Caseresin pa afat pasi uruguaiani shkaktonte një aksident teksa drejtonte në gjendje të dehur makinën e tij Ferrari. Ndëshkim ekzemplar të shoqëruar me gjobë, ishte kjo masa që merrnin krerët bardhezinj, ndër të cilët ishte edhe Beppe Marotta.

Tashmë drejtues tek Interi, ka ndryshuar klub, por jo metoda, duke ndjekur të njëjtën mënyrë ndëshkimi edhe për rebelin Radja Nainggolan, i cili është autor i shkeljeve të përsëritura të rregullores së brendshme të Interit.

Në rastin e uruguajit, dënimi dha efekt me kombëtaren që nuk krijoi më probleme për sa kohë qëndroi në Torino, përpara së të kalonte te Southampton.

Në Milanon zikaltër shpresojnë që Naingolan të ndryshojë, por edhe kontribuojë në kauzën e klubit, sidomos pas 38 milionë eurove të shpenzuara 4 muaj më parë për ta blerë te Roma.
Shtuar më 24/12/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori