Pezullimi i aktiviteteve sportive deri më 3 prill, ky është propozimi i FSHF-së
Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për mbylljen e çdo aktiviteti sportiv deri më 3 prill prej frikës së përhapjes së koronavirusit ka krijuar një kaos edhe për futbollin shqiptar.Kategoria Superiore 81

Sot luhen dy ndeshje në orën 18:00 në Korçë dhe Shkodër, pikërisht Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.

Burime zyrtare në FSHF i thanë pak minuta më parë "Panorama Sport", se institucioni i futbollit i ka propozuar qeverisë vazhdimin e kampionatit, por pa praninë e tifozëve. Deri në një përgjigje zyrtare, pritet që duke filluar nga sot ndeshjet të luhen pa tifozë.

Mirëpo, gjithçka është në dorë të qeverisë, pasi mund të vendosë mos zhvillimin e aktivitetit deri më 3 prill. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e Kombëtares, të parashikuara në fund të këtij muaji, janë drejt dështimit.
Shtuar më 09/03/2020, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori