Philippe Coutinho i zë vendin Neymarit (FOTO LAJM)

Messi, Suarez dhe Coutinho kanë arritur së bashku mbrëmë në "Camp Nou" për ndeshjes me Alaves, ku Barcelona fitoi 2-1.

MSN-ja (Messi, Suarez e Neymar), ishin të pandashëm – gjithmonë së bashku. Por, vendin e Neymarit, që u largua nga Barcelona tek PSG-në gjatë verës që lamë pas, tani e ka zënë Philippe Coutinho.

Para ndeshjes me Alaves – Messi, Suarez dhe Coutinho kanë arritur së bashkuCamp Nou.

Pretendohej të ishte nata e Coutinhos në Camp Nou, që debutoi në La Liga me fanellën e klubit katalanas, por vëmendjen e mori Messi për magjinë dhe spektaklin që dhuroi në fushë, teksa shënoi golin fantastik dhe të fitores në minutën e 84’.

Coutinho u transferua nga Liverpooli te Barcelona në fillim të këtij muaji për 160 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori