Philippe Coutinho afër rikthimit në Premier League
Pëlqej
Philippe Coutinho ishte një nga blerjet më të shtrenjta dhe më të vështira që klubi i Barcelonës kishte arritur më parë. Pas me shumë se dy vitesh, ata arritën ta transferonin mesfushorin brazilian në “Camp Nou” për shifrën e 140 milionë paund nga ekipi i Liverpool.

Por, ai nuk ka bërë si duhet rolin e tij dhe i ardhur me bujë për të zëvendësuar Neymarin, “magjiku” nuk ka mundur dot të bindë drejtuesit e ekipit blaugranas me performancat e tij.

Ekipi i Barçës po kërkon që ta largojë atë dhe të ribashkohet përsëri me Neymar. Sipas “Mundo Deportivo”, është Manchester United ekipi i cili ka interes të madh për brazilianin.

Gazeta spanjolle zbulon se “Red Devils” kanë nisur tratativat për ta kthyer edhe një herë në Angli mesfushorin brazilian. Në qoftë se ky transferim ndodh, atëherë Coutinho do të ishte një përforcim i madh për ekipin e Solskjaer, por edhe në një ndër më të urryerit për tifozat e Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori