Piatek kthehet në Serie A, jo te Milani
Krzysztof Piatek ishte bashkuar me Milanin duke bërë bujë të madhe me paraqitjet e tij të para me klubin e Milanit si dhe duke realizuar gola pothuajse në çdo ndeshje.

Por, forma e tij filloi të binte dhe shkoi deri në atë pikë sa "Rossonerët" vendosën ta largonin drejt Herthas së Berlinit.

Tani, sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, 25 vjeçari mund të rikthehet sërish në Itali pasi klubi gjerman nuk dëshiron ta blejë në bazapërhershme.

Fiorentina është skuadra e cila ka shprehur interesim për huazimin e lojtarin për një sezon me të drejtën e blerjes.

Reprezentuesi nga Polonia u bë i njohur me paraqitjet e tij të suksesshme me skuadrën e Genoas.
Shtuar më 29/09/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori