Piatek: Më takuan Seedorf dhe Shevchenko, ndihem i nderuar
Krzysztof Piatek është futbollisti që i ka munguar Milanit. Ai kas shënaur 3 golavetëm 3 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, një nisje fantastike për 23 vjecarin ku ka vetëm 6 muaj që ka mbërritur në Serinë A dhe ka mahnitur Italinë.

"Një hap i madh në karrierën time. Jam i impresionuar se si po rrjedhin ngjarjet që pas mbërritjes time në Milanello. Në debutimin me Napolin isha kaq i përqendruar sa nuk kam dëgjuar asgjë, përveç emrave që thirreshin kur ishim ende në tunel."
"Pas çdo seance stërvitem veçmas për penalltitë. Kam përmirësuar parametrat fizikë, rezistencën dhe shpejtësinë. Seria e golave të mi është diçka fantastikë, jam shumë i lumtur".

"Seedorf më kërkoi të bëja një foto me të. Është me të vërtetë e pabesueshme që njerëz të këtij kalibri më njohin dhe kanë dëshirë të komunikojnë më mua. Sikundër bëri edhe Shevchenko në dhomat e zhveshjes para sfidës më Napolin. Pas nënshkrimit të kontratës me Milanin, mora një mesazh nga Alvaro Morata. Më uronte fat dhe me shkruante se më ndiqte gjithnjë. Kjo për mua është frymëzuese."

"Fanella im e parë si tifoz ka qenë ajo e Ronaldos me Realin, kisha dhe posterin Ronaldos me United. Pas stërvitjes së parë në Itali i thashë vetes se nëse do të realizoj 12 gola këtë sezon do të jem i kënaqur me punë time, por oreksi vjen duke ngrënë ndaj tashmë pres të tjera rezultate."


Shtuar më 05/02/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori