Piatek shkruan historinë te Milani
Krzysztof Piatek ka shkruar në histori te Milanit, pasi u bë lojtari i parë që ka shënuar gjashtë gola me klubin kuqezi në vetëm 410 minuta lojë.

Milan TV e theksoi se asnjë sulmues në histori të gjigantit italian nuk ka arritur t’i shënojë gjashtë gola kaq shpejt, me fanellën e kuqezinjve.

Por, Piateku arriti këtë shifër në vetëm 410 minuta lojë, duke e lënë kështu pas Gunnar Nordahlin, të cilit i ishin nevojitur 419 minuta.

Në pozitën e tretë në këtë listë renditet Mario Balotelli, i cili i kishte shënuar gjashtë gola pas 433 minutave lojë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori