Piatek: Shpresat për Championsin i kishin te Juventusi
Krzysztof Piatek shpresonte që Juventusi t’ia zgjaste dorën Milanit për Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Atalantan, që në fund barazoi 1-1 në "Allianz Stadium".

I rikthyer te goli në fitoren 2-0 ndaj Frosinone, sulmuesi, Krzysztof Piatek pas atij ‘agjërimi’ që zgjati nga 6 prilli, foli për momentin që po përjetojnë kuqezinjtë.

Edhe pse është e vështirë, Milan ka akoma një shans për të siguruar vendin e kartë dhe njëherësh biletën për në Champions League.

Ai shpresonte që Juventusi t’ia zgjaste dorën, duke e mposhtur Atalantan, por kjo nuk ndodhi, pasi "Zonja e Vjetër" barazoi 1-1 në “Allianz Stadium”, madje ishin duke humbur deri 10 minuta para fundit të takimit.

"Champions League? Jemi vetëm një pikë pas Inter dhe Atalanta. Gjithçka është e mundur, por më parë duhet të fitojmë ndaj Spal. Shpresoja që Juventus të mundte Atalantën", tha Piatak.

"Goli pas një kohe? Sigurisht që ndihem më mirë pasi shënova. Jam i lumtur edhe për faktin që fituam, që është edhe gjëja më e rëndësishme", deklaroi polaku.

"30 gola? Ishte e vështirë të besohej. Mbërrita nga kampionati polak, Seria A është më e vështirë por rezultati është i shkëlqyer. Shpresoj të bëj edhe më mirë", shtoi ai.

Pavarësisht se Milani rrezikon të mbesë pa Champions, ai duket se nuk është duke menduar për ndonjë largim, që në të kaluarën lidhej me Real Madridin e shumë klube tjera, para se t’i bashkohet kuqezinjve.

“E ardhmja? Nuk mendoj për të ardhmen”, u përgjigj sulmuesi i Milanit.

Piatek është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë.

Një xhiro para fundit të edicionit, i pari për të në Serie a – ai ka shënuar 30 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

19 prej tyre kanë ardhur në 21 ndeshje me Genoan, 11 në 20 ndeshje me Milanin, i cili iu bashkua kuqezinjve në janar.
Shtuar më 20/05/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori