Piatek tek Milan, Higuain tek Chelsea
Nëse tek Milani kanë gjithçka gati për ditën e nesërme, që do të jetë dita e Krzysztof Piatek, nga ana tjetër, edhe në Londër priten zhvillime.

Siç raportojnë mediat italiane, nesër “El Pipita” do të jetë në Londër, për të kryer ritualin e vizitave mjekësore, para se të firmosë kontratën e të rikthehet me teknikun e tij, Maurizio Sarri, ku shkëlqyen të dy tek Napoli.

Ndërkohë, tek Milani këtë largim do ta rikuperojnë, duke prezantuar polakun Piatek. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori