Piatek: Unë nuk jam sulmues krahu, jam si Lewandowski
Ylli i Milan-it, Krzysztof Piatek, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që Polonia do të luajë në kualifikueset e Euro 2020-të kundër Austrisë të enjten në mbrëmje.

"Unë, sulmues krahu? Jo, nuk është pozicioni im. Unë jam si Lewandowski, jemi të dy qendërsulmues", ka thënë sulmuesi i kuqezinjve.

"Qëndrimi në stol? Të gjithë lojtarët duan të luajnë, por unë e respektoj gjithmonë vendimin e trajnerit". /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori