Pioli i pakënaqur me barazimin, priste tjetër dhuratë nga skuadra
Milani nuk arriti të marr rezultat pozitiv pasi barazoi me Leccen me rezultat 2-2.

Trajneri Stefano Pioli nuk mundi të debutoj me fitore por bëri një paraqitje shumë të mirë.

Ai ka thënë se një fitore do të ishte dhurata më e mirë për të sonte.

"Është mëkat, donim fitoren, nuk e arritëm për fajin tonë. Shpirti, bujaria ishin në nivele të larta, por duhet ta mbyllnim ndeshjen, sepse në fund mund të ndodhë gjithçka", ka thënë Pioli.

"Futbollistët e Milanit janë të vetëdijshëm për cilësitë që kanë dhe që veshin fanellë prestigjioze. U treguam më shumë bujarë se sa duhej".

"Dhuratën më të bukur e prisja nga ndeshja, por shpirti dhe interpretimi ishin, kjo ka rëndësi. Do të na ndihmojë kjo ndeshje".

"Në vështirësi, topi edhe goditet jashtë, jo vetëm mbahen në lojë, Ai gol në fund mund të ishte shmangur", tha ndër të tjerash trajneri.
Shtuar më 21/10/2019, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori