Pioli: Ibrahimovic kërkoi falje
Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka thënë se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar falje pas kartonit të kuq ndaj Interit.

Suedezi u ndëshkua me të kuq pasi mori dy karton të verdhë dhe pas largimit të tij, Interi e përmbysi rezultatin duke u kualifikuar tutje.

Pioli ka konfirmuar se Ibrahimovic kërkoi falje pasi përfundoi ndeshja.

"Zlatan kërkoi falje. Si kampion i madh që është", tha ai.

Suspendimi në Kupën e Italisë nuk lejon që Ibrahimovic të mungojë në Seria A.
Shtuar më 27/01/2021, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori