Pioli: Juve është favorit për të fituar Serie A
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka dhënë mendimin e tij me lidhur me fituesin e Scudettos këtë sezon.

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, duke folur në një intervistë për ‘La Stampa’ ka folur për mbarëvajtjen e ekipit të tij si dhe për luftën për titull në Serie A.


‘Kënaqem kur shoh se jemi në këtë pozitë, kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Scudetto? Është herët të flitet për të. Të mos harrojmë që konkurentët tanë janë në nivel të lartë’, tha ai.


Juve një skuadër që ka fituar kampionatin që disa vite me radhë, ata janë favoritë. Por edhe Inter, vitin e kaluar ata ishin vetëm një pikë larg Juventusit dhe tani ‘Nerazzurrët’ nuk kanë ndeshje jashtë vendit, që do të thotë se janë më të pushueshëm’, shtoi ai.

Pioli foli edhe për mungesën e Ibrahimovic.

‘Zlatan është lideri i grupit, është normale që mungesa e tij ndihet. Ai është profesionist dhe gjithmonë është korrekt me sjelljet e tij, ai është shembull për të tjerët’, përfundoi Stefano Pioli.
Shtuar më 01/01/2021, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori