Trajneri i Milanit Stefano
Pioli dhe
zëvendësi i tij,
Giacomo Murelli kanë rezultuar negativ në
testin për koronavirus dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Europa League kundër Celticut.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi rosoner përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
"AC Milan raporton se trajneri Stefano
Pioli dhe
zëvendësi i tij
Giacomo Murelli rezultuan negativ në
testin e kryer dje.
Pioli dhe
Murelli do të drejtojnë stërvitjen sot dhe nesër në mbrëmje ata do të jenë rregullisht në stol në ndeshjen e Ligës së Evropës Milan-Celtic Glasgow", thuhet në njoftimin e klubit.
Pioli mungoi në tri ndeshje të Milanit të cilat i drejtoi Daniele Bonera duke shënuar dy fitore dhe një barazim.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:22