Pique: Balotelli më i frikshëm se Neymar
Mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Gerard Pique, është i bindur se Mario Balotelli e frikëson më shumë sesa Neymar apo kushdo tjetër. Pasi e ka patur kundërshtar dirket në finalen e Euro 2012, ku kampione u shpall pikërisht "La Roja", ai e ka ndjekur sulmuesin e Italisë edhe në ndeshjen kundër Meksikës, duke mbetur i mahnitur nga forca e tij.

"Italinë kundër Meksikës e pashë vetëm për 45 minutat e para, por më vonë mësova që kishin fituar me një gol të Balotellit. Kërkova në hotel që të rishihja takimin në ritransmetim dhe kur pashë golin e Marios, mbeta i mahnitur prej tij, edhe më shumë sesa nga Pirlo, që për mua është një dominues i mesfushës. Por edhe Balotelli me forcën e tij është i frikshëm, mbase rivali më i fortë me të cilin do kem mundësinë të përballem. E ndjej që edhe sivjet mund të ketë një tjetër Spanjë-Itali, mbase në gjysmëfinale, mbase në finale, por unë i pres me eufori të tilla sfida dhe shpresoj që të riluajmë", përfundoi mbrojtësi katalanas. /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2013, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori