Pique: Dashuria të ndryshon
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dha një intervistë për "UEFA.com", në të cilën shqyrtoi periudhën e ëmbël në këtë kohë, duke përfshirë edhe atësinë e tij në të ardhmen e shpejtë me partneren Shakira. Katalanasi thotë se po kalon një nga momentet më të ëmbla në jetën e tij personale. Mbrojtësi katalanas, i cili do të bëhet baba në vitin 2013, është i kënaqur me mënyrën se si gjërat janë duke shkuar në jetën e tij private.

Pique, i cili ishte "shumë krenar" për medaljen që mori të martën, duke u kredituar si partner i Barçës për 25 vjet, diskutoi mbi një simbol të tillë shumë të veçantë.

"Është e vërtetë se gjyshi im dhe prindërit e mi më kanë bërë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë të jesh një ndjekës i këtij klubi, të jesh me zemër te Barcelona. Unë jam shumë krenar për këtë", ka thënë Pique, para se të sqaronte se veshja e fanellës së skuadrës Blaugrana ishte një ide dhe dëshirë e gjyshit të tij.

"Ai ishte në bordin drejtues të klubit dhe që nga fillimi donte për mua që të bëhesha lojtar i Barcelonës", deklaroi mbrojtësi katalanas.


Ai pranoi se marrëdhëniet me Shakirën e kanë lejuar atë për të arritur pjekurinë më të madhe personale.

"Unë mendoj se dashuria të ndryshon. Eshtë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës tuaj. Kur ndihesh i dashuruar, i sheh gjërat ndryshe. Kur je i vetmuar, të duhet të përqëndrohesh shumë te futbolli, pastaj te miqtë tuaj. Tashmë rri më shumë me partneren time, me të cilën pres kem edhe një fëmijë. Pra, gjërat ndryshojnë në jetë dhe ti duhet të përshtatesh. Mendoj se gjithçka po ndodh me mua tani është shumë e lumtur", u shpreh Pique për atësinë e tij të ardhshme.

Shtuar më 23/12/2012, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player