Pique e kthen postimin "Ai qëndron" nga dështim në "profeci"
Pëlqej
Gerard Pique thotë se ishte plotësisht i vetëdijshëm se Neymar do të largohej nga Barcelona kur ai postoi në Tëiter se braziliani do të qëndronte në Camp Nou.

Neymar kaloi tek PSG më 3 gusht, 11 ditë pasi Pique kishte postuar një foto me titulli "ai po qëndron".

Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha: "Në dasmën e Lionel Messit në fund të qershorit, kisha një dyshim se ai do të largohej. Në para sezon, përsëri, ai tha se do të largohej. Kur e shkruajta "ai po qëndron", e dija 100% se po largohej, përcjell Albeu.com.

"Unë e di se ai ka arsyet e tij, ata mund të jenë financiare, ose deshiron të jetë lojtari më i mirë në botë, ai nuk duhet të gjykohet, ai është një lojtar i guximshëm, ai luajti jashtëzakonisht mirë për ne. Ai nuk më ka zhgënjyer, dhe nuk më vjen keq që dështova në postimin" ai po qëndron. Gjithçka ka një arsye, dhe kam dashur të përdor mediat sociale, sepse ky është një instrument që unë kam. Doja të ndihmoja klubin dhe të paktën u përpoqa, edhe pse e dija se ai e kishte marrë vendimin e tij." përfundoi qendërmbrojtësi spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori