Pique makthi i Atletico Madrid, nuk njeh humbje
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka luajtur 21 herë ndaj Atletico Madridit, kundërshtarit të sotëm të klubit Blaugran në Ligën e Kampionëve, pot nuk ka pësuar asnjë humbje.

Në 21 ndeshjet e zhvilluara ndaj Los Colchoneros, 20 me Barcelonën dhe 1 me Zaragozan, Pique ka fituar në 16 prej tyre dhe ka barazuar 5 herë, shkruan gazeta AS.

Mbetet të shihet nëse kjo statistikë e mbrojtësit spanjoll ndaj skuadrës madriliene do të vazhdojë edhe në ndeshjen e sotme në Vicente Calderon.
Shtuar më 13/04/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori