Pique: Mediat, fushatë pro Ronaldos dhe Ribery
Në një intervistë për "Mundo Deportivo", mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique foli për Topin e Artë, teksa shprehu mendimin se mediat kanë zhvilluar një fushatë në favor të rivalëve kryesorë të Lionel Messit, duke nxjerrë si pretendentë Cristiano Ronaldon dhe Franck Ribery.

"Messi kurrë nuk mund të përjashtohet. Eshtë një proces ku marrin pjesë shumë njerëz në votim. E ka fituar 4 herë Topin e Artë dhe ka vlerësim të gjerë në të gjithë botën. Nëse do ta fitoj sërish do të gëzohem shumë, por vërtet shumë. Nëse do të vlerësohet mirë ky vit për Messin, mund të thuhet se ka qënë spektakolar. Nuk them se Cristiano nuk ka patur një vit të mirë apo t’i heqim meritat Ribery, por të fitojë ai që do të votohet dhe ky është fundi i diskutimit", është shprehur Gerard Pique.

Krahasimet me Barcelonën e Guardiolës, Pique i refuzon: "Ishte një epokë tjetër. Barcelona e asaj kohe është e vetmja në histori që ka fituar 6 trofe në një vit, ndoshta ishin kushtet të atilla për këtë sukses të paparë ndonjëherë. Tani fitojmë ndaj Real Madrid dhe diskutohet për stilin tonë".

Në lidhje me rinovimin dhe tërheqjen nga futbolli pikërisht me fanellën e Barçës, Pique tha se kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë, por si shtëpia nuk ka, duke nënkuptuar se nuk e mendon aspak largimin nga blaugranat si opsion për të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2013, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori