Pique merr vendimin e befasishëm, do kandidojë në zgjedhjet për president tek Barça
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duket se e ka marrë vendimin për hapin e ardhshëm jetësor.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka vendosur të ndërmarrë hapin e ardhshëm të madh. I lënduar rëndë në gjurin e tij të djathtë, ai nuk ka marrë garanci nga mjekët që po përpiqen ta bëjnë më të mirën ta rikthejnë në formën optimale.

Sipas “MundoDeportivo.com,”, Ai ka vendosur të avancojë me planet e tij dhe të garojë në zgjedhjet për presidencën e Barcelonës.

Ai nuk ka dëshirë të operohet dhe gjithashtu beson se me Ronald Araujo dhe me nënshkrimin e sigurt të Eric Garcia, Barça tashmë e ka gjetur zëvendësimin e ri dhe e ardhmja është e garantuar. Kjo është arsyeja pse ai ka marrë vendosmërinë të aspirojë karrigen presidenciale në një kohë veçanërisht të vështirë për klubin e fëmijërisë, një detyrë që madje mund të kombinohet si lojtar, por në një nivel pothuajse simbolik, pasi ai mund të kontribuojë vetëm me përvojën e tij me të rinjtë në dhomën e zhveshjes.

Pique ka kerkuar nga klubi 65 mijë kuti që të mblidhen nënshkrimet për kandidaturën e tij presidenciale. Ai madje ka folur me Carles Tusquets për një ndryshim të lehtë ligjor, pasi lojtarët aktivë nuk mund të jenë presidentë. Por, padyshim, askush nuk dyshon në aftësinë e Pique.

Më tej thuhet se 33 vjeçari vendosi ti hyjë garës pas humbjes nga Bayern Munchen, ku ai u vetë ofrua të largohej nga klubi.
Shtuar më 28/12/2020, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori