Pique nuk mund ta vendosë "dorën në zjarr" për të ardhmen e Messit
Mbrojtësi i Barcelonës beson se është e mundurqë Messi një ditë të luaj për Napolin skuadër në të cilën ka shkëlqyer edhe bashkombasi i tij Diego Armando Maradona.

Lionel Messi dhe Barcelona do të përballen me Napolin në Stadio San Paolo të martën në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që të rishfaqen krahasimet mes Messit dhe Diego Maradonas, legjendës argjentinase që e kishte nisur karrierën në Napoli.

Kur u pyet se a ka mundësi që Messi të bëhet si Maradona dhe të nënshkruajë për Napolin, Pique tha se asnjëherë nuk mund të thuash "jo, kurrë" në futboll.

"Kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll, por mendoj se kjo është e komplikuar", ka thënë Pique.

"Ju duhet ta pyesni atë sepse ai vendos për të ardhmen e tij. Do të më pëlqente që ai të pensionohet te ne. S’mund të them asgjë më shumë".

Messi i ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, ndërsa ka kontribuar edhe me 16 asiste.
Shtuar më 25/02/2020, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori