Pique nuk përmbajet ndaj shokëve të skuadrës: K**** mu**, sa pak gjak
Barcelona mori një humbje surprizuese kundër Getafes në fundjavë, teksa takimi përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.

Katalanasit rikthehen te rezultate zhgënjyese dhe problelmet e sezonit të shkuar, duke mos bindur në fushën e lojës. Kjo ka bërë që veterani i skuadrë, Zherard Pikë të shpërthejë gjatë ndeshjes ndaj shokëve të tij të ekipit.


Kamerat kanë kapur momentet kur mbrojtësi spanjoll u drejtohet bashkëlojtarëve dhe i kritikon për lojën.

"Sa pak gjak, m****. Zgjohuni". Ndërkohë kapiteni i Barcelonës ka ngritur zërin edhe një herë tjetër, duke shpërthyer sërish me fjalët: "Ejani pra tani, dreqin. Sa pak gjak. K**** m***".
Shtuar më 19/10/2020, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori