Pique nuk pranoi të futej në fushë para fillimit të ndeshjes kundër Las Palmas
Kaosi dhe konfuzioni i madh rreth Camp Nou minuta para takimit Barcelona – Las Palmas, mos të luhet. Por, në fund u morr vendim që ndeshja të luhet pa tifozë.

E gjitha kjo pasi në krahinën e katalunisë është duke zhvilluar referendumi për pavarësimin nga Spanja dhe kështu gjërat në qytetin e Barcelonës janë tensionuar mes qytetarëve dhe policisë. Nga frika që gjërat do eskalonin në stadium gjatë takimit mes Barcelonës dhe Las Palmas, vendasit kërkuan fillimisht që ndeshja të shtyhet.

Kështu nuk mendoi Federata e Spanjës, e cila pastaj në bashkëpunim me klubin katalunas mori vendim që ajo të vazhdohet në kohën e paraparë, por pa tifozë. Edhe lojtarët e klubit të Barçës ishin të ndarë në dy pjesë, ata që ishin pro që ndeshja të luhet dhe ata kundër. Më i zëshmi që mos të luhet ishte Gerard Pique, i cili nuk pranonte të futej në fushë deri në momentet e fundi.

Mbrojtësi spanjoll është një nga ata lojtarët që gjithmonë ka ngritur zërin që krahina e katalunisë të ndahet nga Spanja. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori