Gerard
Pique beson se Lionel
Messi do të vazhdojë të qëndrojë te
Barcelona, edhe pas verës së vitit 2021.
Argjentinasi ishte pranë largimit nga ‘Camp Nou’ në verën e fundit, por iu pamundësua largimi shkaku i klauzolës në kontratën e tij.
Sidoqoftë, askush nuk e di se çfarë do të sjellë vera e vitit të ardhshëm, me shumë ndryshime që priten të ndodhin te
Barcelona, duke filluar nga drejtuesit e klubit.
"Të gjithë duam që
Messi të qëndrojë, por nuk jam i sigurt. Vetëm Leo e di përgjigjen, duhet ta pyesni atë. Derisa ai është këtu me ne, ka shpresë. Shpresoj se mund ta bindim atë", ka deklaruar
Pique.
Pique tutje ka folur edhe për largimin e Luis Suarez, duke thënë se ndjehet shumë keq që nuk e ka në skuadër atë.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 09:40