Pires rrëfehet për "Le Parisien": Ja kush është lojtari më i mirë i Barcelonës
Në prag të super sfidës mes PSG dhe Barcelonës në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, "Le Parisien" ka intervistuar Robert Pires, i cili në të kaluarën ka luajtur në La Liga te Villareal.
Për Robert Pires, arsyeja pse Barcelona është kaq i fortë nuk është prej Leo Messi-it:

"Ata kanë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe unë nuk jam duke folur për Messin, por Iniesta është truri i skuadrës, kontrollon çdo gjë ... dhe plotësohet me Busquets. Nuk ka asnjë në Europë si ata dy".

Francezi më pas ka fjalë të mira për dy yje të blaugranëve, raporton Albeu.

"Sigurisht që Barcelona ka sulmin më të mirë në botë. Suarez është një fenomen, ndërkohë që për Messin duhet të shpik ndonjë fjalë".

Pires ka folur edhe për se Real Madrid kampionët aktual të Evropës: "Reali ka bërë një 2016 të shkëlqyer, por katalanasit janë të frikshëm. Real Madrid ndryshon çdo vit gjashtë apo shtatë lojtarë, ndërsa Barca ndryshon vetëm dy ose tre".

Lidhur me rënien e Barcelonës ai shpjegoi se shkaku është largimi i Dani Alves./albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori