Pires: Villarreal mund ta fitojë La Ligën
Albeu.com
Vitin e kaluar Villarreal bëri befasinë, duke u renditur në vendin e dytë, prapa Real Madridit, por para Barcelonës. Për momentin ekipi është në vendin e dytë të tabelës, me pikë të barabarta me Valencian që kryeson.Sipas mesfushorit francez Robert Pires, ekipi i Villarrealit është mjaft i mirë për ta fituar kampionatin spanjoll këtë sezon.
Vitin e kaluar Villarreal bëri befasinë, duke u renditur në vendin e dytë, prapa Real Madridit, por para Barcelonës. Për momentin ekipi është në vendin e dytë të tabelës, me pikë të barabarta me Valencian që kryeson.

“Sigurisht, mendoj se mund ta fitojmë Primera Divisionin. Besoj në këtë, sepse sezonin e kaluar dëshmuam se mund të konkurrojmë me Real Madrid, duke përfunduar në pozitën e dytë”, ka thënë Pires.

“Por, sezonin e kaluar bëmë gabime, i humbën ndeshjet kyçe kundër Almerias dhe Sevillas dhe nuk arritën ta tejkalojmë Realin. Tash ekipi ka një vetëbesim të më madh dhe më shumë përvojë dhe e dimë çfarë duhet të bëjmë në situata të tilla”, ka shtuar francezi.
Shtuar më 08/10/2008, ora 22:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori