Pirlo: Bukur të shënosh, tani mendjen te Borussia (VIDEO)
Autor i një goli vendimtar në fitoren më të fundit në Serie A kundër Atalantas, mesfushori i Juventusit Andrea Pirlo ka shprehur emocionet e tij nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Ish milanisti shprehet i lumtur për super-golin e shënuar të premten dhe tashmë kërkon përqëndrim maksimal për sfidën e nesërme në Champions League kundër Borussia Dortmund.

"Është përherë bukur të shënosh gola të rëndësishëm. Tani përqëndrim dhe impenjim maksimal për ndeshjen e nesërme", shkruan Pirlo në Twitter. /albeu.com/

Në videon e mësipërme mund të ndiqni edhe një herë super-golin e Andrea Pirlos kundër Atalantas.

Shtuar më 23/02/2015, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori