Pirlo dhe Marchisio, “asat” e Juves në San Siro
Juventusi nuk shkon në përballjen me Milanin në “San Siro” i papërgatitur. “Zonja e Vjetër” ka dy “ase nën mëngë”. Andrea Pirlon dhe Claudio Markision, të cilët dinë se si fitohet ndaj Milanit. I pari është një "ish" që i njeh mirë kuqezinjtë, ndërsa i dyti ka arritur t’u shënojë dy herë në takimin e parë në Torino. Kësisoj, shpresa e bardhezinjve në mbrëmjen e 25 shkurtit vjen nga mesfusha. Tekniku Antonio Conte ka besim tek lojtarët axurrë për sfidën që vlen titullin.


Pirlo - Kundër Catanis, Pirlo i magjepsi të gjithë. Ai gjeti golin e tij të parë me fanellën bardhezi dhe shpiku dy asistet. Por, mbi të gjitha, ai tregoi se si luhet futboll. Është njeriu që ka ndryshuar karakteristikat e Juventusit. Ai tani komandon lojën dhe mban topin. Ndërsa sezonin e kaluar e kishte të vështirë që të impononte mënyrën e tij të të luajturit.

Ajo kundër Milanit, për “regjisorin” bardhezi, nuk mund të jetë një ndeshje njësoj si të tjerat. Dhe kjo pasi 10 sezone dhe 284 paraqitje me fanellën kuqezi nuk mund të fshihen brenda 90 minutave. Emocione do të ketë, por kjo nuk është hera e parë që Pirlo ndeshet me ta si rivalë.

Provat e para ai i bëri në trofeun “Berlusconi” në verë dhe në takimin e parë të Kupës së Italisë.


Marcisio - Në këtë sezon ai ka realizuar 6 herë. Dy nga këta gola janë bërë kundër Milanit, në Torino, më fitoren 2-0. Goli i tij i fundit në Serinë A u shënua më 4 dhjetor te Cesena. Pas një nisjeje shumë të mirë të sezonit, ai nisi të ulte rendimentin e tij, por duhet thënë se në sfidat e mëdha mbetet njeriu që duhet pasur kujdes.

Nuk është rastësi që i ka shënuar Interit këtë vit, si edhe në të kaluarën. Marchisio së bashku me Pirlon janë lojtarët që bëjnë diferencën dhe këtë e tregojnë statistikat.

Moduli 3-5-2 është ai i preferuari i të dy lojtarëve. Organizatori i ka krahët e mbuluar, me dy lojtarë si Vidal e Marchisio. Kjo i jep mundësi Pirlos që të ndërmarrë aksione sulmuese. Një gjë e tillë do të ishte më e vështirë, me një mesfushë me 4 lojtarë. Pirlo e Marchisio përfaqësojnë më së miri fanellën edhe fanellën e kombëtares italiane. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori