Pirlo e ndan mendjen për sulmuesin e njohur, e telefonon dhe i kërkon kalimin te Juventusi
Andrea Pirlo është i vendosur në transferimin e Edin Dzekos.

Trajneri i ri i Juventusit, po kërkon transferimin e një sulmuesi të qendrës, që do të zëvendësonte Gonzalo Higuainin, me argjentinasin që tashmë i është treguar dera e largimit.

Sipas medieve në Itali, një dëshirë e madhe për Pirlon është sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.

Madje, raportohet se Pirlo ka telefonuar Dzekon, për të shtyrë 33 vjeçarin drejt Juventusit.

Pirlo i ka treguar Dzekos se si do të luajë ai te Juventus, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan.

Dzeko është pjesë e Romës që nga viti 2016, dhe në 141 paraqitje ka shënuar 70 gola.
Shtuar më 30/08/2020, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori