Pirlo fiton çmimin "Bulgarelli"
Jo vetëm Antonio Conte, por dje është vlerësuar edhe Andrea Pirlo, i cili ka tërhequr çmimin "Bulgarelli" që Shoqata Italiane e Futbollistëve ia jep mesfushorit më të mirë të Europës. Pasi në sezonin e kaluar ishte Xavi Hernandez i Barcelonës që tërhoqi këtë trofe, dje ka triumfuar fantazisti i Juves.

"Këtë trofe e ndaj me të gjithë Juventusin. Jemi në një sezon të mirë, por mbase mund të kishim bërë edhe më shumë sesa kaq. Gjithsesi, për momentin kemi një pozicion komod qoftë në kampionat, ashtu sikurse edhe në Champions, prandaj tani e në vazhdim vetëm mund të përmirësohemi. Synimet tona? Objektivi i parë është titulli i Serisë A, ndërsa në Champions do mundohemi të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Toti bëri një faull të keq? Jo, ishte një faull loje dhe menjëherë ai më kërkoi falje. Është diçka që ndodh, prandaj nuk ka asnjë vend për polemikë. Gjuri si është? Është pak i ënjtur, por asgjë serioze fatmirësisht", u shpreh numri 21 i Juves.



Shtuar më 19/02/2013, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori