Pirlo flet për herë të parë si trajner i Juventusit: Gati për këtë mundësi fantastike
"I lumtur dhe krenar që mora kaq shumë nderim nga Juventusi. Gati për këtë mundësi fantastike!"

Me këto pak fjalë të hedhura në profilin e tij në Twitter, Andrea Pirlo dëshiroi të falënderonte klubin e Juventusit dhe të përshëndeste të gjithë tifozët bardhezi pas emërimit të tij si trajner i "Zonjës së Vjetër".

Një sfidë e re që ish-kampioni i Interit, Milanit dhe Juves është duke u përgatitur ta jetojë me entuziazëm dhe bindje, duke marrë përsipër drejtimin e një skuadre që mbylli një sezon me shumë dritëhije, ku sigurisht fitimi i titullit të nëntë radhazi nuk i përmbush pritshmëritë. Humbja në finalen e Kupës së Italisë përballë Napolit e mbi të gjitha eliminimi nga Lyoni në Champions ishin notat e forta negative, që çuan në shkarkimin e Maurizio Sarrit.
Shtuar më 09/08/2020, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori