Pas humbjes 0-2 në shtëpi përballë
Barcelonës, Juventusi ka fluturuar drejt Hungarisë për t’u përballur me Ferencvarosin, ku do të kërkojnë rikthimin te fitorja, për të mos vënë në diskutim kalimin për të raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Andrea
Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se
humbja ndaj
Barcelonës i ka bërë mirë skuadrës dhe kërkoi respekt maksimal për hungarezët, të cilën i cilësoi një ekip që di të dalë shpejt në kundërsulm.
"
Humbja ndaj
Barcelonës na bëri mirë, pasi duhet të kuptojmë që për t’u përballur me kundërshtarë të një niveli të lartë, duhet më shumë shpejtë si dhe determinacion. Të gjithë e dinë mirë ku gabuam ndaj katalanëve dhe jemi gati të kthejmë faqe, por kujdes, pasi Ferencvaros është një skuadër që del mirë në kundërsulm dhe mund të na ndëshkojë nëse nuk tregojmë vëmendjen e duhur", u shpreh tekniku bardhezi.
Në Hungari impiantet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit dhe ndaj Ferencvarosit do të luhet me tifozë, por kjo shihet si një element pozitiv nga
Pirlo, pavarësisht se të gjithë fansat do të jenë në mbështetje të vendasve.
"Sigurisht që publiku do të jetë i Ferencvaros, por ndikimi do të jetë pozitiv edhe për futbollistët tanë. Me tifozët në shkallët e stadiumit, lojtarët bëhen më të përgjegjshëm dhe më të motivuar", tha
Pirlo.
Shtuar më 04/11/2020,
ora 10:17