Pirlo i sugjeron tifozëve të harrojnë ndeshjen me Barcelonën
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka sygjeruar tifozët dhe mbështetësit e ‘Bianconerëve’ të harrojnë ndeshjen me Barcelonën dhe të fokusohen tek ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga Genoa.

Trajneri italian bëri këto deklarata pas lëvdatave që erdhën nga tifozët dhe analistët e futbollit në lidhje me lojën e Juves në Camp Nou.

Në konferencën për shtypin, ai tregoi pse u nervozua me mbrojtësin, Juan Cuadrado, po gjithashtu foli edhe për ecurinë dhe fokusin e ekipit.

"Nëse ende mendojmë për Barcelonën, atëherë kjo paraqet rrezik, sepse duhemi të fokusohemi tek ndeshjet e ardhshme dhe të krijojmë kontinuitet", tha ai.

"Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Genoas, të cilët janë shumë të mirë në mbrojtje dhe në kundërsulm. Kanë lojtarë të shpejtë dhe fizikal, kështu që duhet të kemi kujdes", tha 41 vjeçari.

Ai nuk la pa përmendur edhe Cuadradon.

"Ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin, ai di si të sulmojë poashtu si të mbohet. Por, nganjëherë bën driblime dhe lëvizje të panevojshme në vend që të shfrytzojë shpejtësinë e lojës e të rrezikojë", përfundoi Andrea Pirlo./
Shtuar më 12/12/2020, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori