Pirlo i tregon derën yllin brazilian të Juventusit
Andrea Pirlo bëhet gati për fillimin e punës si trajner i ri i Juventusit.

Andrea Pirlo vazhdon të planifikojë ekipin e Juventusit për sezonin e ri.

Trajneri i ri i Bianconerëve është duke marrë vendime të rëndësishme përfshirë largimin e futbollistëve që nuk janë pjesë e planeve të tij.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport raporton se Douglas Costa është futbollisti i radhës që do të ndahet nga skuadra kampione në Serie A.

Ylli brazilian kaloi një stinor të vështirë në Torino me lëndime të vazhdueshme.

Manchester United është klubi i vetëm deri më tani që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.
Shtuar më 19/08/2020, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori