Pirlo: Jam pak i zemëruar, por jemi mirë
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që zhvillon Juventus kundër Parma, në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Andrea Pirlo u shpreh i zhgënjyer me barazimin e ekipit të tij ndaj Atalantas, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.

"Jam akoma pak i zemëruar, por jemi të mirë. Kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të mirë", tha 41 vjeçari për Juventus TV.

‘Ndjej keqardhe që nuk i shfrytzuam rastet që patëm dhe nuk sollëm në shtëpi tre pikët’, tha ai, transmeton lajmi.net.

Pirlo foli edhe për ekipin e Parmas, të cilin e vlersoi për kualitetet dhe rrezikshmërinë e tij.

‘Ata janë bërë të rrezikshëm prej se kanë ndryshuar stilin e lojës, kanë marrë rezultate pozitive ndaj Genoas dhe Milanos. Duhet të jemi të vëmendshëm, ndeshja luhet pas tre dite dhe duhet të shfrytzojmë këtë kohë për rikuperim fizik dhe mental’, tha italiani.

‘Ata kanë lojtarë të shpejtë, Gervinho dhe Karamoh, duhet të kemi kujdes ndaj tyre kur kemi topin në posedim. Fizikisht jemi mirë, e treguam edhe ndaj Atalantas, mbase ishim edhe më të mirë se ata, nuk brengosem për këtë aspekt. Jemi duke u përmirësuar, ndonjëherë në mbrojtje ose sulm, me rëndësi që po rritemi si skuadër’, përfundoi Andrea Pirlo.
Shtuar më 18/12/2020, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori