Pirlo komenton situatën e Ronaldos: Nuk do të startojë ndaj Spezias
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë startues në ndeshjen kundër Spezia.

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka dhënë disa komente për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo mbrëmë rezultoi negativ në testet e COVID-19, pasi vuajti 19 ditë nga virusi.

Megjithatë, Pirlo nuk llogaritë që portugezi të jetë startues në ndeshjen e radhës për Juventus, ndaj Spezia.

"Ai ishte negativ në testin e dytë dhe këtë mëngjes stërviti individualisht", ka thënë Pirlo.

"Ai do të jetë me skuadrën. Nuk besoj se ai do të luajë nga fillimi. Gjëja e rëndësishme është që e kemi. Ai u stërvit në shtëpi, është e rëndësishme ta marrim me vete", shtoi italiani.

Ronaldo vuajti për 19 ditë nga virusi. Ai rezultoi pozitiv pas aventurës me kombëtaren e Portugalisë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori