Pirlo: Mendoj për treshen e sulmit që kur kam ardhur, do e gjejmë mënyrën
Juventus pret nesër në shtëpi Ferencvaroshin e Myrto Uzunit.

Bardhezinjtë kërkojnë tre pikët e radhës në Ligën e Kampionëve për të shkuar më të sigurt drejt kalimit të grupit.

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Andrea Pirlo u shpreh se po mendon për të aktivizuar në sulm Dibalën, Ronaldon dhe Moratën, mirëpo nuk ka mundur ta bëj pasi më parë asnjëherë nuk kanë qenë të tre të disponueshëm në të njëjtën kohë.

“E mendoj aktivizimin e tyre prej kur kam ardhur, por për fat të keq nuk i kemi pasukondicione të mira. Dibala ka qenë i dëmtuar, Morata në fillim nuk ishte dhe Ronaldo pati COVID. Janë stërvitur së bashku prej pak ditësh. Tani kërkojmë t’i japim ekuilibër skuadrës për t’i bërë nëse është e mundur, të luajnë të tre”, u shpreh Pirlo.
Shtuar më 23/11/2020, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori