Pirlo nuk i kursen elozhet për Ronaldon: Vjen i pari në stërvitje dhe largohet i fundit
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo.

Lideri i Juventus në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë i përkushtuar në punën e tij edhe pas kaq shumë viteve.

Trajneri Andrea Pirlo ka zbuluar së fundmi se portugezi është i pari dhe njëkohësisht i fundit që prek fushën stërvitore, nga të gjithë lojtarët.

"Ronaldo stërvitet fort. Ai është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që shkon në shtëpi", ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.

"Ai sjell entuziazëm, mund ta shihni edhe në fushën e blertë. Ai filloi sezonin shumë mirë, shpresoj që të vazhdojë kësht deri në fund të sezonit", ka shtuar italiani.

Cristiano Ronaldo synon titullin e kampionit me Juventus edhe për një sezon tjetër, për të vulosur dominimin edhe në Serie A.
Shtuar më 04/10/2020, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori