Pirlo: Roma, rivali më serioz
Pëlqej
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, beson se Roma do të jetë një konkurrent i fuqishëm për titullin e Serie A këtë sezon.

Bianconerët përfunduan 17 pikë mbi Giallorossët sezonin e kaluar, por Pirlo mendon se skuadra e Rudi Garcia do të jetë një kërcënim më serioz këtë sezon.

“Në Serie A, Roma është skuadra të cilës ne i frikësohemi më së shumti”.

“Ne duhet t’ia dalim më mirë se sezonin e kaluar edhe në Ligën e Kampionëve. Mendoj se kemi një shans të mirë të arrijmë në fazat eliminatore”, ka thënë Pirlo.
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori