Pirlo tregon skuadrën e cila mund ta ndalojë Juventusin këtë sezon në Seria A
Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, beson se zikaltërit janë i vetmi klub, i cili mund ta ndaloje Juventusin.

“Zonja e vjetër”, që nga viti 2011 e ka fituar titullin e kampionit të Italisë dhe është kandidati kryesor për ta fituar përsëri.

Pirlo foli në konferencën e shtypit dhe tha se është kënaqësi të jesh këtu për shkaqe të rëndësishme.

I pyetur për kampionatin tha se Interi është në krye edhe pse ende është herët.

“Tashti Interi është në krye edhe pse kampionati sapo ka filluar dhe afati kalimtar do të përfundoje sot. Interi është i vetmi klub, i cili mund të luftoje me Juventusin deri në fund”, deklaroi ai.

irlo, gjithashtu foli edhe për Chiellinin dhe Higuain.

“Mungesa e Chiellinit, do të vërehet shumë, sepse është kapiten dhe lider”, shtoi ai.

Për mendimin e tij Higuain është lojtari i duhur për të qenë në krah të Ronaldos, ngase di si të luaje për skuadrën dhe mund të shënoje gola dhe të bëje asistime.

Italiani goli edhe për problemet që ka Milani.

“Trajneri ka ndryshuar dhe ky është vetëm fillimi. Mendoj se Guampaolo është vendimi i duhur. Maldini dhe Boban janë duke bërë mirë, ky është limiti i tyre”, përfundoi ai.

Pirlo në fund tha se në fund të shtatorit do të marrë pjesë për të qenë trajner dhe do të shoh nëse ndonjë skuadër është e interesuar për të.
Shtuar më 02/09/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori