Pirro Dhima “tradhton” sërish, këtë herë Greqinë
Pirro Dhima i rikthehet sërish peshëngritjes. I angazhuar kohët e fundit me politikë, si deputet i PASOK, Dhima i rikthehet arenës ku u bë i famshëm, këtë herë jo më për flamurin grek.

I konsideruar si një nga peshëngritësit më të mirë të gjitha kohërave në botë, (3 medalje ari dhe një bronzi në Lojërat Olimpike, 3 herë kampion botë) Dhima pritet të shërbejë si drejtor teknik i federatës amerikane të peshëngritjes.

Këtë detyrë Dhima do të punojë për përgatitjen e peshëngritësve amerikanë për lojërat e ardhshme olimpike. Vetë 44¬vjeçari Pirro Dhima shprehet se është i lumtur që do të bashkëpunojë me federatën amerikane të peshëngritjes.
Shtuar më 25/07/2016, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori