Pista e MotoGP përfshihet nga një zjarr i fuqishëm (VIDEO)
Një zjarri i madh ka përfshirë pistën e garave të MotoGP “Termas de Rio Hondo” në Argjentinë. Zjarri shkumboi plotësisht ndërtesën, ku ndodheshin kabinat e transmetimit, kabinat e shtypit dhe zona VIP e pistës. Sipas të përditshmes lokale La Nación, për fat të mirë nuk ka viktima, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Sipas mediave në Argjentinë ngjarja ndodhi në orën 23:00 të kësaj të premte. Zjarrfikësit u lajmëruan menjëherë dhe u përpoqën të shpëtonin vendin ku ndodheshin disa makina historike dhe motoçikleta.

Zjarri filloi, sipas raporteve të para, në tarracë, ku po saldohej një pjesë e strukturës. Era më pas e përhapi zjarrin në të gjithë zonën.

Një hetim i gjerë do të kryhet për të arritur në përfundimin se çfarë në të vërtetë shkaktoi zjarrin.
Shtuar më 06/02/2021, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori