Pistorius shpallet fajtor për vrasje, lotë në gjykatë (VIDEO)
Pëlqej
Oscar Pistorius shpallet fajtor për vrasjen me dashje t ëish të dashurës së tij Reeva Steenkamp në natën e 14 shkurtit të vitit 2013. Ish atleti paralimpik u njoh me vendimin e gjykatëses Masipa, e cila vetëm pak orë më parë e cilësoi vrasjen pa paramendim.

"Provat e mbledhura tregojnë se i akuzuari veproi me vetëdije. Një person i arsyeshëm do të ishte përpjekur që kjo gjë të mos ndodhte dhe jo të godiste me armë zjarri pas një dere.Ai duhej të kishte reaguar për ta dëmtuar dhe jot a ekzekutonte", thuhet në vendimin e gjykatës që nuk zbardhi dënimin që do të vuajë ish atleti.

Pistorius u shpall fajtor edhe për goditje me armë zjarri në një vend publik për një episode të ndodhur në vitin 2013 në një restorant të Johanseburgut.

Nga ana tjetër, pozita e tij lehtësohet disi me hedhjen poshtë të akuzës për posedim pa leje të municioneve të gjetura në shtëpinë e tij mejëherë pas verasjes së modeles. Nuk dihet ende data kur do të jepet vendimi përfundimtar për dënimin që duhet të kryejë ish atleti, por prokuroria kërkoi dënimin maksimal për vrasjen me dashje.

Ndërkohë, përdorimi i armëve të zjarrit në ambjente publike, dënohet deri në 5 vjet heqje lirie, prandaj 27-vjeçari rrezikon seriozisht të kalojë disa vite pas hekurave të burgut. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori