Pizarro çon Werderin në qiellin e shtatë
Werder Bremen
U mbyll me rezultatin final 3 me 2 ndeshja e orës 15:30 në Bundesligë mes Werder Bremen dhe Këln. Ka qënë një ndeshje spektakolare, me gola dhe futboll mbresëlënës.

Ndeshja ka patur "dy fytyra". Në pjesën e parë Këlni do e shihte veten në avantazh 0-2 pas golave të Clemens në minutën e tretë dhe Podolskit në fundin e pjesës së parë.

E dyta do niste vrullshëm për vendasit që mundën të kthejnë rezultatin në favor të tyre me tre-golëshin e Claudio Pizarro në minutat: 49, 54 (penallti) dhe 86.

Werder Bremen ngjitet në kuotën e 23 pikëve, po aq sa Borusia Dortmund dhe Monchengladbah dhe ruajnë vendin e dytë përkohësisht. Ndërsa Këln ndalon në kuotën e 16 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori