Pizarro rikthehet te Bayern Munchen
Sulmuesi peruan i Werder Bremen, Claudio Pizarro duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Bayern Munchen, ekip me të cilin ka luajtur gjatë viteve 2001-2007.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja gjermane "Bild", duke e raportuar në mënyrë pothuajse zyrtare akordin një-vjeçar mes Bayern Munchen dhe vetë futbollistit.

Pritet që në orët në vijim të vijë edhe zyrtarizimi i kalimit të Claudio Pizarro në "Allianz Arena". /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori