Pjaca drejt Interit?
Mesfushori i talentuar kroat, Marco Pjaca, mesa duket do ti bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, raporton ‘Sportmediaset’, e cila e quan si punë të kryer transferimin e kroatit.

Për lojtarin në fjalë janë të interesuara edhe Napoli, Milani dhe Liverpoolin , por duket se ai do të transferohet në ‘Giuseppe Meazza’.

Sipas ‘Sportmediaset’, ekzaminimet mjekësore janë planifikuar për të hënën dhe Interi do të paguaj Dinamos 15 milionë euro.

Megjithatë, vetë Pjaca ka qenë ai i cili ka mohuar këto duke thënë se nuk do të transferohet tek Interi. Se çfarë do të ndodh mbetet të shihet. /Albeu.com/
Shtuar më 01/07/2016, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori