Pjanic: I lumtur që kthehem në Torino, do jetë një ndeshje e vështirë
Ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të jetë e veçantë për Miralem Pjanicin.

Mesfushori nga Bosnja rikthehet në Torino, por tani si kundërshtar i bardhezinjëve.

Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, Pjanic u shpreh se është i lumtur që kthehet në Torino.

“Jam i lumtur që kthehem këtu. Kam kaluar kohë të mirë këtu dhe kam shumë kujtime. Jam entuziast që do t'i shoh të gjithë sërish. Unë e njoh mentalitetin e Juventusit dhe e di që nesër do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë.Juventus ka një mënyrë të re të të luajturit, por ata janë të gjithë lojtarë të mirë dhe Pirlo e di këtë shumë mirë. E njoh mjedisin dhe e di që të marrësh pikë nga Torino do të jetë e vështirë


Nesër nuk do të ketë tifozë. Ju vjen keq dhe çfarë folët me Messin?

Do të isha i lumtur të përshëndesja publikun, shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Me Leo kam biseduar për vitet që kam kaluar këtu, për historinë, ai është i informuar mirë për Juve-n.

A do të dëshironit të ishit stërvitur nga Pirlo?

Sigurisht që do të doja të kisha Pirlo si trajner, por unë e pranova këtë sfidë të re. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha te Barcelona.

Si ndiheni që keni patur mundësi të luanit me Ronaldon dhe me Messin?

Të kesh mundësinë për të luajtur me të dy është shumë e mirë për karrierën time dhe është një kënaqësi e madhe të jem stërvitur dhe të jem në gjendje të stërvitem me ta. Është një mundësi që e kanë patur pak veta", ka deklaruar Pjanic.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori