Pjaniç lëshon sfidën: Fitojmë Serie A
Pëlqej
Miralem Pjaniç lëshon sfidën për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori boshnjak zbulon se objektivi i Romës është titulli kampion, edhe pse është ende herët për ta kuptuar nëse verdhekuqtë janë më të fortët në Serie A.

"Do të bëjmë gjithçka për titullin kampion. Kundër Interit në “Guinness Cup” vuajtëm shumë, por medoj se ka ende kohë për t’i rregulluar gjërat, që të jemi në 100% të formës për sezonin e ri. Në fakt e duam shumë këtë titull", tha boshnjaku.

Përtej dëshirës në kampin roman, Pjaniç nuk ngurron ta pranojë se Juventusi mbetet skuadra favorite edhe për sezonin e ri.

"Duhet ta pranojmë që pavarësisht dëshirës së madhe për të fituar nuk jemi favoritë për titullin. Mbetet gjithmonë Juventusi, që e meritoi të shpallej kampione e Serisë A sezonin e kaluar, pastaj është edhe Napoli. Por ne do të jemi aty për ta provuar dhe përgjigjen e saktë do ta japë vetëm fusha e blertë. Qëndrova këtu sespe besoj te projekti i Romës, të kjo skuadër dhe te ky trajner. Ishte shumë e thjeshtë, vijoi Pjaniç.

Por a është kjo Roma më e fortë e sezoneve të fundit? "Mendoj se po. Kanë ardhur shumë lojtarë që e kanë rritur nivelin e skuadrës. Disa të rinj, që e kuptojnë futbollin, kanë shumë talent. Këtë vit grupi ka ndrushuar shumë pak krahasuar me të kaluarën". /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori